Aktualitet

‘Anti-shpifja’/ OSBE: Duam të miratojmë një ligj brenda standardeve demokratike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 17/12/19 |
mapo.al

Zyra e lirisë së medias në OSBE ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nësër në Kuvend.


OSBE thotë se ka punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.


“Zyra e OSBE do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur. Kemi punuar me Edi Ramën dhe qeverinë për këtë projekt-ligj. Kemi punuar për të përmirësuar projekt-ligjin mbi median. Duam të miratojmë një ligj, i cili ështe brenda standardeve demokratike ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e OSBE.





Etiketa: , , ,

Pas