Aktualitet

Antonela e Për’Puthen rrëfehet mes lotësh: Babai na këcënonte se do na vriste














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 23/02/21 |
mapo.al

Në puntatën e djeshme të Për’Puthen njëra nga konkurrentet përlotet në studio. Ajo ndau historinë e dhimbshme të jetës së saj. Edhe pse e vështirë ajo foli për kujtimin e babait.






Antonela shpjegoi se i kishte ardhur gjithçka papritur, pasi i ishte kujtuar historia. Ajo tregonte se si babai kishte dashur që t’i merrte jetën nënës së saj.


“U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, tha ajo.





1






Etiketa: ,

Pas