Mapo Letrare

Antonella Rizzo-Për ata që nuk e dinë që ekziston vorbulla





               Publikuar në : 11:47 - 12/01/20 |
Antonella Rizzo

1-


Kam shkruar për gjërat që kanë shkuar



 historinë e botës në të cilën po jetoj.


 I bashkova.

Kam jetuar duke u endur emocionalisht

me manin për të gjetur ishullin tim

siç bënë edhe paraardhësit e mi të Ballkanit.

 2-

 Liria në çdo kohë

 kërcënohet nga nevoja.

Askush nuk mund të shpëtoj,

 nëse  kundërshton mundësinë

 për të arritur në ishullin e saj. 

3-

Ndërsa  uji shëron

vula e errët e mendimit

 kërkon azil.

ndërsa mendoj për një jetë nëntokësore

të gjeneve mashkullore dhe femërore

 ndërsa mbajnë stilolapsa

 si shpata,

  dhe,vegla muzikore të luftës. 

4-

 Mbaj mend enët e fëmijërisë

dhe rreptësinë të kryqëzoje  kalimthi shikimin

nëna jote, dhe të folurit tim të heshtur

në gjuhë të vdekur si të lëngshme

që mbart peshën e viteve.

 5-

 Asgjë përveç atdheut

 vajtuesit grekë dhe tezja që po  vdes

 fëmijët duke mallëkuar endeshëm

dhe ata ishin ungjill orgjish të  fjalëve

konfet të tërhequr kundër arkivolit

duke vazhduar misteret e dhimbshme.

 Erdha për të pirë e etur,

 Dhe, u  ktheva më shumë e babëzitur

 se më parë.

 6

Lufta është patretshmëri e sëmurë

 disa vezë të lodhura

bëhet e paaftë

 në anën e krahut

 të kërkojë ngushëllim.

7-

 Ajo ushqehet nga errësira

 nga helmërat,  dhe zhurmat

në liqenet e largëta në ngjyrë kobalt

duke u shtirur, duke më lënduar ,

është  vetëm një  pretekst për  shpallur luftë.

Një marshim i lodhur

të krishterëve dhe hajdutëve

 të  programuar në ngricën e natës,

 tek braktisin shpirtin  dhe gjakun e  shkretë

 duke lënë shtretër, bukën dhe orenditë.

8-

 Kam kujtime për Etiopianët

tatuazhuar ndër bustet e njerëzve të moshuar

të gjymtuar në ëndrrat e të  shtrirë me rroba

 të shkruara nga gërvishtjet e diellit

me krenari të qelbur( fetidike).

 shënim(etiopianët:popullësi afrikane)

9-

Unë them jo shtretërëve tuaja

të oshëtimave të Zotit

 të vajzave të humbura

që e dinë të jesh grua

 të orgazmave të ndyra

të zërave  satirë (sarkazmave)

organe të peshës

të trupave të ngjitur në kryqe prej druri.

Them jo

me forcën

e ditës së fundit.

 10-

 E dëgjova Evtushenko me Anju  ndër krah

mbi mundësinë e largët të një dashurie

 i pandryshkshëm në kohë e në frymë

 ndërsa prekte një libër me gishtat.

Recitonte  një aktor,  edhe ai gjithashtu një i burgosur

 të asaj langorie(varfërie) të pakuptimtë.

 shënime:(Evtushenko poet rus)

 11-

 Mendova për mëkatet e grumbulluara

 në dëbimin e detyruar të ndërgjegjes

 për ata që nuk kanë më vesh për të dëgjuar

 klithmën e zemrës së shqyer nga gjoksi

dhe hedhur mes bishave të  Siberisë.

12-

Flitej për të ftohtin dhe për qafat e gjata

koka të vogla dhe duar të gjata

 – kujtime të udhëtimit – aq të largët

nga përvoja e së keqes së përditshme

 shkaktonin dhimbje  mendimeve.

13-

Nëse ekziston  bota e nimfave, e të Marive ,

do të ndiejnë ftohtësinë e robërisë

të burrave  hije teksa tehin thikën

pikërisht gjendjen time të  vetëdijes

kur flluskat shndërohen në gur dhe digjet fyti.

Shënim Autobiografik

 Antonella Rizzo .

Kam lindur në Romë në 17 Janar 1967, nga prindërit arabëreshë  në Kalabri. Kam jetuar në zonën metropolitane rreth kryeqytetit Roma derisa u vendosa kohët e fundit në Kampoleone.  Jam e   diplomuar në pedagogji dhe kam punuar nëpwr shkolla të niveleve të ndryshme. Merrem me ndërkulturën, çështjet të përgjithëshme, me gazetarinë dhe me kritikën letrare.

Kam shkruar “Gjumi i  Salomè”(Shtëpia botuse Tracce 2012), “Rrëfime të një heretike” ( Lepisma 2013), “Kleopatra”. Divina e një gruaje në ferr” ( Fusibilia  2014),Iratae, pjesë teatrale me Maria Carla Trapani (Fusibilia  2015), Plethora (Nuove Edizioni Aldine 2016), “Një shtëpi me trëndafila “(Croce 2018).

Arti më ka shoqëruar gjithmonë dhe mbi të gjitha në shkrimin poetik, edhe pse fillova të shkruaja seriozisht pas dyzet vjetësh. Unë shikoj brenda vetvetes dhe pranoj brishtësinë e madhe të qenies njerëzore. Për këtë   kuptoj që jam tej e ndieshme: Unë njoh  papërsosmëri në vetvete dhe e di se është pjesë e përditshmja jona . Udhëtimi është i pafund dhe çdo ditë ne zbarkojmë në një port tjetër të ndryshëm. Më pëlqen shumë shkrimi femëror, i cili ngjall njerëzimin dhe bukurinë e brendshme. Unë mendoj se ne jemi akoma shumë afër dramave të mëdha të shekullit IX për ta konsideruar veten civilë. Kam një koncept të veçantë të përkatësisë dhe origjinës, i cili u formua përmes vetë-edukimit që i imponova vetes time në vitet e një fëmijërie dhe adoleshencës të trazuar. Me kalimin e kohës ndieva nevojën për rrënjët, të cilat i gjeta në ndërlikimet e botës.

“Kompleksiteti” është fjala kryesore e jetës sime. Unë jam një udhëtare i shpirtit, një e uritur për  dije. Nuk më pëlqen të udhëtoj pa kuptuar dhe  provuar kulturat përmes marrëdhënieve njerëzore. Ndonjëherë ndjej se kam më shumë neuroza sesa flokë, por kam besim në zonat e mia hije(të errëta) dhe, në thelb, një lloj mençurie antike.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas