Sport

Antonelo: Kemi gati një projekt të ri, “San Siro” do të shembet






               Publikuar në : 20:21 - 26/03/19 |
mapo.alm

Në të ardhmen stadiumi i famshëm i futbollit italian “San Siro” do të shembet. Në vend të saj mësohet se do të ndërtohet një i ri me kushte më cilësore i cili pritet të përfundojë rreth vitit 2022-2023.


Interi dhe Milani janë dakordësuar për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe së shpejti do ti paraqesin projektin Komunës së Milanos.



“Jemi duke punuar për këtë ide bashkëpunimi të plotë me Milanin duke pasur parasysh që stadiumiet janë esenciale në procesin e rritjes së klubeve. Kemi disa detaje të vogla për të rregulluar, por kushtet janë pjekur dhe së shpejti do të kemi gati një projekt për t’ia çuar Komunës”, -tha administratori i Interit, Alesandro Antonelo.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas