Antonio Banderas ka bërë me dije nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale se është i prekur nga Covid-19. Ai e ka dhënë lajmin për ditëlindjen e tij të 60-të, duke theksuar se do të festojë në karantinë.
“Përshëndetje të gjithëve, unë dua të bëj publike që sot, 10 gusht, jam i detyruar të festoj ditëlindjen e 60-të duke respektuar karantinën, pasi kam rezultuar pozitiv ndaj sëmundjes së Covid-19.
Do të dëshiroja të shtoja se ndihem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht dhe me besim në vete se do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur pas indikacioneve mjekësore që shpresoj se do të më lejojnë të kapërcej infeksionin nga i cili po vuaj dhe që është duke prekur kaq shumë njerëz në të gjithë planetin”, -ka shkruar Banderas, duke postuar një foto të vetes fëmijë.
View this post on Instagram