Vetëm një ditë pas shkarkimit të Luciano Spalletti-t, Antonio Conte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Interit. Njoftimi është bërë nga klubi “zikaltër” përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
📃 | UFFICIALE
Antonio Conte sarà il nuovo allenatore dell’Inter!#WelcomeAntonio pic.twitter.com/AtklPrKlkX
— Inter (@Inter) May 31, 2019
Në faqen zyrtare të klubit është pasqyruar edhe një foto e madhe e trajnerit të ri që shtrëngon duart me presidentin Steven Zhang.
“Jam i sigurtë se Antonio Conte është një prej trajnerëve më të mirë që ekzistojnë sot. Jam po aq i bindur se do të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë, të realizojë misionin tonë, që është gjithnjë i njëjti: ta ngremë këtë klub mes më të mirë në botë”, thotë Zhang.
I’m here, Inter. ⚫🔵#WelcomeAntonio #ForzaInter #FCIM #NotForEveryone pic.twitter.com/aIprrGciUD
— Inter (@Inter_en) May 31, 2019