Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë këtë të dielë një takim me kryeministrin Edi Rama
Mësohet se takimi do të zhvillohet në Bruksel. Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:30.
Pak ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, firmosi vendimin për të shpallur “non grata” në SHBA ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Berisha reagoi ashpër duke e cilësuar vendimin si të pabazuar, ndërsa kërkoi publikimin e fakteve dhe provave mbi të cilat është marrë ky vendim.
Gjithashtu, Berisha ngriti padi në një prej gjykatave franceze për Sekretarin Blinken. Ish-kryeministri Berisha akuzoi se vendimi është një lobim i George Soros dhe Edi Ramës.