Këtë vit “Sunny Hill Festival” nuk do të mbahet në Prishtinë, por në Tiranë.
Për këtë ka reaguar këngëtarja Dua Lipa.
“Data e njëjtë, përvoja të njëjta të mrekullueshme, lokacion i ndryshëm! Sunny Hill Festival do të lëvizë në Tiranë”, thuhet në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival, që Dua Lipa e ka ripostuar në Instastory.