Gabriel Jesus mendon se Leroy Sane e pati një gol të anuluar pa të drjtë.
City ishte eleminuar nga Liverpooli pas një ndeshje kthyese ku The Reds fituan me rezultat 2-1.
Në fund të pjesës së parë pranë rezultatit 1-0 për Cityn ishte gjyqtari që anuloi një gol për vendasit që sipas Jesusit do ët ndryshonte lojën.
“Ne arritëm të shënojmë një gol shumë të hershëm që ishte i rëndësishëm”.
“Ne mbajtëm topin dhe sulmuam. Sanes ju anulua goli pa të drejt dhe mendoj se ky moment ndryshoi lojën”.
“Është vështirë që të flas tani për golin. Kjo është pjesë e futbollit, ndonjëherë gjëra të tilla ndodhin”, deklaroi Sane.
Për Cityn dje ishte humbja e tretë rresht.