Aktualitet

Anulohen tenderat për rindërtimin e 10 shkollave dhe kopshteve në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 27/04/20 |
mapo.al

Të gjithë tenderat për rindërtimin e 10 shkollave në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, janë anuluar. Shkak për këtë mësohet është bëra mosplotësimi i kritereve dhe mungesës së dokumentacionit nga ana e kompanive ofertuese.


Burime pranë Bashkisë së Tiranës sqaruan se procedura lidhet me mbylljen e zyrave noteriale për shkak të COVID-19, që ka sjellë mos-plotësimin e dosjeve nga ana e kompanive.


Në listën e shkollave që preken nga anulimi i tenderit të rindërtimit është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili u shemb 3 ditë më parë.


Ndërkohë, mësohet se Bashkia e Tiranës ka rihapur sërish garën.


Me rihapjen e tenderit me procedurë të përshpejtuar pritet që gjithçka të mbyllet brenda 10 ditësh.

Lista e shkollave që preken nga anulimi i tenderit
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”
Shkolla 9-vjecare “Mangull”
Shkolla 9-vjecare “Pezë e Vogël”
Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”
Kopshti “Fikas”
Kopshti “Gurrë”
Shkolla e mesme “Sami Frashëri”
Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”
Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”
Shkolla 9-vjeçare “17-Shkurti”


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas