Kuvendi i ‘Foltores’ do të votojë sot për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit të PD.
Votimi do jetë i fshehtë.
Fleta e votimit do të ketë pyetjen: A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha?
Më pas vendimi i Kuvendit do të shkojë për referendum te anëtarësia.
Referendumi do të mbahet me 18 dhjetor 2021.
Pyetja do të jetë: A jeni dakord me vendimin e Kuvendit për shkakimin e kryetarit Lulzim Basha.
Më herët, gjatë votimit të hapur nga anëtarësia u anulua vendimi i Kryesisë së PD për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor 2021.