Presidenca konfirmon zyrtarisht se kreu i shtetit Ilir Meta do të dalë të hënën në një konferencë urgjente në orën 08:00, për të argumentuar vendimin e tij që anulon zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Një ditë më parë kreu i shtetit çdekretoi datën 30 qershor si datë zgjedhjesh, nisur nga kriza politike që po kalon vendi dhe rreziku i përshkallëzimit në përplasje civile. Gjatë konferencës urgjente për mediat, kreu i shtetit do të argumetojë vendimin e tij.
Vendimi i Metës nuk u mirëprit nga maxhoranca, të cilët shprehen se zgjedhjet do zhvillohen sipas datës së dekretuar nga kreu i shtetit në nëntor 2018. Madje ditën e sotme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi Metën nga Mati ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, se Presidenti nuk meriton të qëndrojë më në zyrën e kreut të shtetit. Ndërsa opozita e ka përshëndetur këtë vendim.
Pikërisht vendimi i djeshëm i Metës, vetëm disa minuta nga nisja e tubimit të tetë kombëtare të opozitës, ndikoi jo pak në çtensionimin e protestës, e cila kaloi pa incidente, pavarësisht një momenti sporadik përpara Parlamentit ku policia përdori ujin me presion dhe gazin lotsjellës, pas shashkave dhe tymueseve të hedhura nga një grup protestuesish.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë nesër, datë 10 qershor, një konferencë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.
Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!
Ju falëminderit për bashkëpunimin!
LEXO EDHE: