Kryesore

AP: Meta, gati edhe për vetëvrasje, Bushati: Ai po ofron zgjidhjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 20/03/19 |
mapo.al

Gazetat më të mëdha në SHBA kanë pasqyruar deklaratën e fortë të presidentit Ilir Meta. Neë York Times dhe Ëashington Post kanë publikuar raportimin e AP. Aty thuhet se “të mërkurën, presidenti shqiptar tha se është gati të japë dorëheqjen nga posti- madje edhe të vrasë veten- nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike në vend”.





“Edhe pse është zgjedhur dy vjet më parë me votat e socialistëve, Meta nuk ka qenë në paqe me qeverinë që prej atëherë,” shkruan AP. “Duke folur për reporterët nga qyteti i Pogradecit, Meta e krahasoi veten me presidentin kilian, Salvador Allende, që vrau veten në vitin 1973, teksa trupat rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak shteti”.


“Do sakrifikoj edhe veten si Salvator Allende që të ndaloj instalimin e një junte që do e kthente Shqipërinë pas 30 vite,” tha Meta.




Por analisti Andi Bushati, në një shkrim tek Lapsi.al, sugjeron se thelbi i deklaratës së Metës nuk ishte ky për rrezikun e instalimit të një junte ushtarake në vend.


“Po të lexohet me vëmendje mesazhi presidencial, aty mund të qëmtosh një kleçkë që mund të shërbejë për rihapjen e dialogut. Duke deklaruar se vetem 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligjshëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, Meta ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm. Ajo që ai do të kumtojë midis rreshtave është se kriza mund të shmanget, po të gjendet një konsensus politik, i cili pastaj, përmes një interpretimi ligjor do t’i rikthente ish -deputetët e PD dhe LSI-së në parlament)”.


“Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë Kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe. 

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nul parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja. Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit”, shkruan Bushati.

1


Etiketa: , , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas