Aktualitet

“Apel për reagim”/ “Ardit Gjoklaj” i prish festën lali Erit, fletushka dhe thirrje për drejtësi (Video)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:22 - 11/02/20 |
mapo.al

‘Drejtësi për Ardit Gjoklajn’, ky ka qenë mesazhi që të rinjtë e FRPD kanë shpërndarë në shesh, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj festonte 100-vjetorin e Tiranës si kryeqytet.





Me anë të një postimi në facebook, kreu i FRPD Belind Këlliçi thekson se edhe sot 3 vite pas vdekjes së adoleshentit Ardit Gjkolaj në Landfillin e Sharrës, Erjon Veliaj ende nuk po hetohet, sepse drejtësia e Edi Ramës mbron qeveritarët dhe kriminelët.


“Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim.”-shprehet Këlliçi.




Postimi i Këlliçit:


Drejtësi për Arditin!


3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.

Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend.

<
>
Screenshot_24-8-640x651 Screenshot_25-8-640x617 Screenshot_26-7-640x414
1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas