Aktualitet

Apeli i fortë i dajës: Shpëtoni Emën dhe Endrin nga kampi “Al Hol”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 16/10/19 |
ro ot

73 shqiptarë jetojnë brenda rrethimit të kampit të të burgosurve në “Al Hol” të Sirisë. Shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Aktualisht ata janë në ditët e tyre të ferrit. Mes tyre janë Eva e Endri Dumani, të dërguar fshehurazi nënës së tyre nga i ati Shkëlzeni në Siri. Ky i fundit pak muaj pas iu bashkua ISIS mbeti i vrarë, duke lënë dy jetimët në mes të katër rrugëve.






Daja i dy të miturve, Agim Ndregjoni rrëfeu në emisionin “Abc e mëngjesit” komunikimin e fundit me të mbesën, e cila kërkon ndihmë.


“Komunikimi ka qenë me mesazh duke përdorur Whattsap edhe atë nuk e ka të vetin dhe thotë që situata është shumë më keq se sa ishte që nga momenti që forcat turke kanë hyrë në Siri, në pjesën që kontrollohej ose administrohej nga kurdët. Vajza është 14 vjeç. Fëmijët janë me gjyshen nga i ati. Kjo histori vazhdon që nga 29 shkurt 2014. I ati është vrarë disa muaj pasi mbërri në Siri”, tha daja i Emës.







Por Ema dhe Endri nuk janë të vetmit fatkeq të kësaj historie . Gazetari Taulant Kopliku, pak javë më parë ka vizituar kampin e “Al Holit”, dhe rrëfen një histori tronditëse të një babai që u mundua të shpëtonte të birin nga ferri i “Al holit” dhe nuk ia doli vetëm për shkak të autoriteteve shqiptare.




“Para disa muajsh, i ati Afrim Berisha mëson se fëmija ishte gjetur dhe ndodhej në kampin “Al- Hol” . U lidh me ne dhe pasi morëm këtë indicie, atje kërkuam fëmijën. Realisht kemi kërkuar të kontaktojmë edhe dy fëmijët e familjes Dumani, Endrin dhe Evën, por nuk na u lejua, pasi duhet të ishin dhe familjarët e tyre me ne. ndërkohë që Afrimi arriti të takohet me djalin e tij për rreth dy orë dy orë e gjysmë. Ka qenë një situatë përtej emocionales. Këtë dokumentar teleshikuesit mund ta ndjekin nesër mbrëma tek “Le Iene”. Në fund kemi kërkuar ta marrim, na është refuzuar mundësia për ta marrë fëmijën, pasi duhej një përfaqësues i shtetit shqiptar. Është skenë jashtë çdo imagjinate sesi një fëmijë lutet që ta marrim me vete”, tha ai.



Studiuesi Enri Hide, i cili fushën e tij të ekspertizës ka çështjet e sigurisë dhe gjeopolitikën tha se njeh jo pak prej familjeve që sot kërkojnë kthimin në shtëpitë e tyre.

“Ka një situatë të ngjashme edhe në një zonë të Elbasanit, ku janë 5 anëtarë të familjes që kanë mbetur atje. Babai ka humbur jetën atje”, tha ai. Hide ngre alarmin për jetën e këtyre dhjetëra shqiptarëve.

“Situata atje është jashtëzakonisht e keqe, ka vrasje, përdhunime”, u shpreh ai.

***

Statusi në facebook i gazetarit shqiptar, Taulant Kopliku që punon për emisionin investigativ italian ” le iene”

KJO ESHTE NJE LUTJE ZEMRE PER TE GJITHE MIQTE KOLEGET GAZETARE NE MEDIAT SHQIPTARE.

Sapo mora informacionet e fundit nga Mohamed, fixeri kurd qe na shoqeroi dy jave me pare ne kampin e Al Hol, ku jane te izoluar permbi 70 mije persona, shumica gra dhe femije te terroristeve te ISIS.
Aktualisht ushtria turke dhe mercenaret ekstremiste te celulave te Al Qaeda jane kudo ne territorin e Rojavas. Ai ka arritur te largohet ne kohe nga atje, duke u strehuar ne Erbil te Irakut. Sipas tij, kampi eshte ne kaos te plote. Perplasje mes grupesh, djegie masive tendash dhe tentativa per tu arratisur duke shkaterruar rrethimin. Sipas tij ka dhe dhjetera viktima.

Ne brendesi te kampit jane rreth 30 femije e po aq gra shqiptare. Keta femije jane fajtore vetem se gjenden ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar.

Disa nga burgjet e terroristeve te ISIS jane shtene ne dore nga mercenaret e Erdogan dhe me gjasa, ish- te burgosurit do te jene te paret qe do dynden ne kamp per te rimarre grate dhe femijet e Kalifatit, mes tyre edhe ata shqiptare.

Ne keto kushte, nese heren e pare per fatin e tyre vendosen baballaret e papergjegjshem, sot pergjegjesia eshte edhe e autoriteteve shqiptare te cilat ne me shume se nje vit, nuk levizen as gishtin per te sjelle ne shtepi femijet shqiptare.

Ju te dashur kolege keni ne dore te beni ate qe dini me mire. Te informoni shqiptaret dhe te vendosni perpara pergjegjesise shtetin shqiptar.

Le te bejme bashkarisht nje perpjekje per te terhequr keta femije nga ferri i nje lufte te re.
Çdo dite qe kalon eshte nje mundesi me pak.

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas