Aktualitet

Apeli i fortë i mjekut Tritan Kalo: Ne do ta fitojmë luftën me COVID-19, por na ndihmoni dhe ju








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 13/03/20 |
mapo.al

Nga Tritan Kalo


Nuk është sakrificë! Nuk është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore! – Qëndrimi në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për jetën, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që mundet t’ju vijë në këto momente të epidemisë së Covid-19.


Vetndërgjegjësimi ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje.



Nuk është aspak vetflijim për ju, por vetëm e vetëm për mjekët, infermierët, imazheristët, farmacistët, sanitaret dhe të gjithë stafin mbështetës në shërbimin e sëmundjeve infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja.


Na ndihmoni që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brenda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mosgrumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjienës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit,


Ushqehuni shëndetshëm; uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues.

Kuptoni e zbatoni me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe të autoriteteve ligjzbatuese.

Mos u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojshme për kapacitet e shërbimeve mjekësore publike.

Jemi së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës.

Si mantelbardhë ju duam dhe ju mirëkuptojmë, por edhe ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka ju këshillojmë.

We will win that war!!!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas