Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e lënë në burg ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon.
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako më herët ka depozituar kërkesën për të fituar lirinë.
Në kërkesën e tij, ish-deputeti pretendon se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe se nuk i shmanget hetimit nga SPAK.
Bllako u arrestua dhe është lënë në qeli pasi dyshohet se ka përfituar rreth 15 milionë lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.