Kryesore

Apeli i një gruaje në hall, Dhurata nga Durrësi ka një kërkesë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 01/05/20 |
mapo.al

Dhurata Koka, banore pranë ujësjellësit në Durrës, ka zgjedhur Gazetën Mapo teksa kryeministri Rama ishte Live, për të shprehur shqetësimet e saj. Ne e kontaktuam dhe mësuam rrethanat dhe apelin që kishte.
“Përgjigja e tyre është shpërfillja. Kam një apel, por jo vetëm për Kryeministrin”.


E trishtuar, Dhurata Koka apelon për ndihmë. Nuk i drejtohet vetëm kryeministrit, pasi këtij të fundit i ka folur shpesh, por, sipasj saj, ai përgjigje nuk i kthen. “Kush të mundet të më ndihmojë sadopak”-thotë ajo për gazetën Mapo.


Nga tre persona që ishin në familje, tashmë janë dy, pasi vajzën e ka dërguar për birësim në Itali prej dy vitesh.


Pamundësia ekonomike e bëri të ndërmerrte këtë veprim. Ka kërkuar ndihmë në Bashkinë e Durrësit, ka dërguar letra, por përgjigja e tyre, thotë Dhurata, është shpërfillja.


Bashkëshorti nuk mund të punojë pasi vuan nga sëmundje të zemrës dhe pneumonia, ndërsa dhe vetë Dhurata është e sëmurë rëndë, madje ka kryer dhe një operacion.

Jo vetëm kaq, por nuk ka një banesë të sajën. E nxjerrë nga streha ku jetonte pasi dolën ish-pronarët, tashmë Dhurata është në pamundësi për të paguar apartamentin social. Teksa zëri i dridhet, në një prononcim për Mapo ajo tregon se shpesh e kapin krizat e forta.

Nuk kërkoj asgjë, vetëm të diagnostikohem nga se vuaj, nuk përballoj dot asnjë ilaç. Këtë gjë ja kërkoj kryeministrit. Të tjerët të më ndihmojë me çtë mundem.”-thotë Dhurata për gazetën Mapo, e cila ka rënë në sy me mesazhin e ndjerë që shkruajti dy ditë më parë, në faqen e medias tonë, teksa Edi Rama po komunikonte me ndjekësit në FB.

Tregon se prej dy vitesh nuk e ka parë të bijën, e kjo ja shton dhimbjen më shumë, por shpreson që ajo të jetë mirë në familjen që e ka birësuar në Itali.

Vajza është 15 vjeçe dhe ka dy vite që s’e kam parë sy. Jemi tek banesat sociale tek ujësjellësi në Durrës bashkë me bashkëshortin. E kishim shtëpinë pranë bashkisë por dolën ish-pronarët, as vetë se kuptuam, por përfunduam jashtë. Ngelëm pa asgjë.

Bashkëshortin e kam sëmurë, ka dalë dhe me pneumoni, dhe me zemër. Vetë jam operuar me tumor në kokë. Jemi në kushte ekstreme. Vetëm mosprania e vajzës po më tret çdo ditë.” –thotë Dhurata.

Dhurata Koka tregon se rastin e saj e ka treguar dhe në emisione por thotë se është zhgënjyer prej tyre. “Të bëhet diçka që të diagnostikohem.

Dua ndihmë për shpinë. Vajza i ka bërë disa herë thirrje kryeministrit. Të diagnistikohemi dhe mos të dalim në rrugë. Problemet e mia i kam bërë publike tek emisione të njohura, por jam e zhgënjyer”, është apeli i një gruaje në hall.


Etiketa: ,

Pas