Aktualitet

Apeli i Shkodrës liron Bardh Spahinë





               Publikuar në : 15:20 - 11/07/19 |
mapo.al

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë të lirë ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia.


Kujtojmë se ai u arrestua më 19 Qershor në mënyrë, disi spektakolare pasi ishte ishte nisur të merrte pjesë në emisionin “Open”. Momenti kur Spahia u zbrit nga makina private dhe u shoqërua me makinë policie u filmua nga kamerat e këtij emisioni. Tre ditë më pas (21 Qershor), gjykata e shkallës së parë i caktoi masën “arrest shtëpie”. Ndërsa sot Apeli e zbuti masën ndaj tij duke e lënë “detyrim paraqitje”.



Bardh Spahia akuzohet nga prokuroria për shkatërrim të pronës publike. Ai u ndalua bashke me shumë të tjerë për djegien e KZAZ-së në Shkodër, e cila ishte vendosur në shkollën “Shenjaze Juka”.



Etiketa: , , , ,

Pas