Arkiva 2

Apeli jep sot vendimin për Saimir Tahirin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 26/06/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të njihet ditën e sotme me vendimin final të Gjykatës së Apelit.


Vendimi ndaj ish-ministrit Tahiri do të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Neritan Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën ta shtyjnë.


Vetë Tahiri nuk e komentoi vendimin e gjyqtarëve, por hyri i buzëqeshur në gjykatë, teksa shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.


Ndërkohë, seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.


Ish-ministri Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” për trafik ndërkombëtar droge.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite. Por, gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas