Gjykata e Apelit të Durrësit ndryshon vendimin e Gjykatës Durrës të datës 2 shkurt 2021 dhe kthen aktet pranë prokurorisë për vazhdimin e hetimeve sipas pjesës arsyetuese të vendimit. Hetimet duhet të përfundojnë brenda 3 muajve.
Në 2 shkurt të këtij viti Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi mbylljen e çështjes Veliera dhe pushimin e hetimeve.
Vendimi i Gjykatës që i hapi rrugë vazhdimit të punimeve tashmë në fazë intensive, u kundërshtua ashpër nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, e cila e apeloi këtë vendim në Apel.
Në një prononcim pas përmbylljes së seancës, ambientalisti Sazan Guri kërkoi reagimin e qytetareve durrsak.