Kronika

Apeli lë në burg Ervis Martinajn, avokati: Ai nuk kishte armë…






               Publikuar në : 13:07 - 22/10/18 |
mapo.al

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ervis Martinajn vendim qe eshte kun dershtuar nga avokati i tij, Mirash Martini.


“Ka arrest me afat për Ervis Martinaj 30 ditor dhe një arrest pa afat. Si në Gjykatën e Apelit, as Prokuroria dhe as vendimi i Gjykatës nuk rezulton që të ketë ndonjë provë sado të vogël që mund ta lidhë Martinaj me ngjarjen e datën 4 tetor.



Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.” 

Sipas avokatit nuk ka prova që ta lidhin Martinajn me ngjarjen. “Ervis Martinaj nuk ka pasur armë dhe nuk është person i përfshirë në ngjarje”, tha Mirash Martini

Më 7 tetor Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg me afat 30 ditë për Ervis Martinajn dhe “arrest me burg” pa afat për Eljon Haton të dy të akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur në një lokal në ish-bllok.

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas