Aktualitet

Apeli lë në fuqi vendimin – Llalla dënohet me 2 vite burg, sekuestro pasurive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 22/09/21 |
mapo.al

Dënohet përfundimisht me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gjykata e Apelit të Tiranës këtë të mërkurë ka lënë në fuqi vendimin në fjalë. 






Llallës dënohet gjithashtu me 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.


Adriatik Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.







4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.



Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.



Në një prononcim për mediat avokati i Llallës, Sokol Hazizaj paralajmëroi se do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë vendimin, duke e cilësuar atë të padrejtë.

Ndonëse gazetarët, jashtë dyerve të GJKKO, insistuan shumë, avokati Hazizaj nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai.

Lexo edhe :  Apeli e dënoi me dy vite burg, Adriatik Llalla arratiset nga Shqipëria

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati.

I pyetur se “A do të dorëzohet Llalla”?, avokati Hazizaj deklaroi: “Unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova të gjitha pretendimet, sa i përket mbrojtjes, më tej është Avokati i Shtetit që merret me ekzekutimet e vendimeve”.

47


Etiketa:

Pas