Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra për mjekun, Edvin Prifti. Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e kardiokirurgut për heqjen e masës së pezullimit.
Mjeku kardiokirurg i QSUT-së Edvin Prifti së bashku me infermieren Trendafile Frangu u pezulluan nga detyra, pas hetimeve të SPAK.
Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me heret ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit.
Sipas SPAK duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në cash, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.