Refuzohet për herë të katërt ndryshimi i masës së sigurisë për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Vendimi për mos ndryshimin e masës së sigurisë u bë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Hoxha ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, me arsyetimin e gjendjes së djalit të saj autik.
Gjyqtarja, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik, lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.
Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan edhe 9 persona të tjerë, teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.