Aktualitet

“Aplikacioni për leje-daljet funksional”/ Rama: Nga nesër s’ka këshillime për shkelësit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 31/03/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se nga dita e nesërme nuk do të ketë më këshillime, por do të aplikohen gjobat për ata që shkelin leje-daljet.


Rama shkruan në rrjet se aplikacioni për leje-daljet e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional dhe nga nesër për shkelësit e ligjit nuk ka më këshillime.


Para dy ditësh Qeveria ndryshoi masat në kuadrin e mospërhapjes së Covid-19, duke detyruar qytetarët që të aplikojnë për leje, maksimumi 1 orëshe në fashën e lejuar të lëvizjes, nga ora 05:00-13:00.




Etiketa: , , ,

Pas