Aktualitet

Aplikacioni TikTok tregoi se Kina mund të zëvendësojë gjigandët e teknologjisë amerikane








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:14 - 19/11/20 |
mapo.al

Një nga aplikacionet me rritjen më të shpejtë në botë, TikTok mund të fillojë në një epokë ku Azia, jo Silicon Valley, udhëheq industrinë e teknologjisë. Ky ndryshim mund të jetë transformues.


Për më shumë se 30 vjet, një parcelë e vogël toke që mbulon rreth 45 milje katrore  ka pasur një ndikim të madh në mënyrën se si ne punojmë, jetojmë dhe luajmë.


Silicon Valley e Kalifornisë formon jetën tonë. Nga faqet e internetit ku bëjmë blerjet tona shtëpiake te shërbimet e transmetimit të videove që shikojmë te kompanitë që ofrojnë postën tonë elektronike, pothuajse të gjithë janë të vendosur në këtë cep të Shteteve të Bashkuara.



Deri vonë, kjo ka qënë. Rritja e TikTok-ut, një aplikacion kompania mëmë e të cilit është firma kineze ByteDance, ka goditur në zemër të epërsisë së Silicon Valley. Së bashku me produktet e tjera dixhitale që vijnë nga Kina, TikTok ka potencialin për të riformuar të ardhmen e teknologjisë, një të ardhme në të cilën kultura dhe interesat e Shangait ose Pekinit mund ta formojnë industrinë më shumë sesa atë të Gjirit të San Franciskos./BBC/


Përshati: Mapo.al 



Etiketa: , , ,

Pas