Aktualitet

Aplikacioni Tracker: Virusi mbërriti në Britani që në Vitin e Ri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 27/04/20 |
mapo.al

Koronavirusi ishte përhapur në Mbretërinë e Bashkuar disa javë përpara se të zbulohej rasti i parë, kanë konfirmuar epidemiologët vendas. Profesori Tim Spector ka mbledhur raportime të personave të sëmurë me “simptomat klasike” të sëmundjes që nga fillimi i janarit.


Ai sugjeron që sëmundja ka qenë aty shumë më herët se kur u konfirmuan dy personat e parë të ardhur nga Kina në Mbretërinë e Bashkuar më 31 janar. Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College Londër, mblodhi raportet përmes 2.6 milion njerëzve të regjistruar në aplikacionin Covid Symptom Tracker të ekipit të tij, ku ata raportojnëgjendjen e tyre të kaluar dhe të tanishme shëndetësore. Kështu që shumë prej atyre që përdorin aplikacionin kanë raportuar se kishin simptoma në janar, tha profesori, sipas të cilit ka shumë të ngjarë që sëmundja të ketë qarkulluar menjëherë pas vitit të ri. Disa madje kanë raportuar për simptoma që në fund të dhjetorit. “Ajo që tërheq vëmendje është vëllimi i madh i raporteve,” tha profesori. “Qindra njerëz që përdorin aplikacionin tonë na thonë që ata kanë ndjerë dobësitë menjëherë pas vitit të ri.”


Profesori Spector dhe ekipi i tij kanë zbuluar se viktimat e Covid-19 mund të kenë ndonjërën ose të gjitha nga 12 simptomat kryesore, ku me të zakonshmet përfshijnë ethet, kollën e vazhdueshme, humbjen e shijes ose aromës dhe konfuzionin mendor. Secila prej simptomave mund të ndodhë edhe në sëmundje të tjera, por një kombinim, ose shfaqja e tyre te njerëzit që kanë qenë afër viktimave, sugjeron fuqimisht që ata kanë Covid-19.


“Raportet që unë po marr janë nga njerëz të cilët ishin të sëmurë nga fillimi i janarit e tutje sugjerojnë fuqimisht që ata kanë patur Covid-19, ndonëse nuk njihen si të tillë,” tha Spector. Ai paralajmëroi se raportet retrospektive dhe subjektive të simptomave të sëmundjes janë të vështira për t’u vërtetuar, por vëllimi i plotë është një provë e fuqishme – dhe mund të konfirmohet nga testet e antitrupave kur ato të jenë të disponueshme.


Aplikacioni, i zhvilluar nga Zoe Global, një firmë bioteknike në Londër, përfshin pyetje në lidhje me ekspozimin e mëparshëm ndaj Covid-19, duke përfshirë çdo simptomë të përjetuar dhe datat e tyre. Ekipi i profesorit Spector, i cili mbështetet nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve, Kolegji Mbretëror i Kirurgëve dhe organe të tjera mjekësore, përdor të dhënat për të vlerësuar madhësinë dhe përhapjen gjeografike të epidemisë. Sipas tij ka mundësi që 376,000 njerëz në Britani të jenë të prekur nga Covid-19 deri në fundjavën që sapo kaluam. Raportet e aplikacionit gjithashtu kanë disa lajme të mira, duke sugjeruar që numri i rasteve simptomatike ka ardhur në rënie që pas 1 Prillit.

Ndër rastet më të hershme në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë edhe ai i Daren Bland, 50 vjeç, i cili ishte duke bërë ski në Ischgl, Austri, nga 15 deri në 19 Janar. Pas kthimit të tij ai u sëmur dhe e kaloi infeksionin në Maresfield, East Sussex. Sëmundja e Blandit i përshtatet profilit të simptomave të Covid-19, ndonëse nuk është konfirmuar me teste. Ischgl që nga atëherë është bërë vendndodhja famëkeqe e një prej grupeve më të mëdha në Evropë të Covid-19, me 600 austriakë të infektuar dhe 1.200 vizitorë nga vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Islandën dhe MB, që mendohet se e çuan virusin në shtëpi. Ndërkohë që udhëtarët evropianë janë mes dhjetëra mijëra njerëzve që fluturuan në Mbretërinë e Bashkuar nga Kina në janar. Ka patur rreth 17 fluturime direkte vetëm nga Ëuhani midis vitit të ri dhe 24 janarit. Shkencëtarët në vendet e tjera kanë parë gjithashtu prova që Covid-19 po qarkullonte për javë të tëra para se të zbulohej për herë të parë. Në fund të marsit një studim në Lombardi në Italinë veriore zbuloi se virusi mund të ketë qarkulluar në rajon për më shumë se një muaj para se të zbulohej në qytetin Codogno më 21 shkurt. Në Amerikë, vdekja e parë e raportuar zyrtarisht ndodhi në shtetin Uashington në 29 shkurt. Sidoqoftë, javën e kaluar tre persona që vdiqën në Santa Clara County, California, midis 6 shkurtit dhe 6 marsit u konfirmuan si vdekje të Covid-19 pas ekzaminimeve pas vdekjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas