Ambasada e SHBA-ve në Tiranë , publikon një tjetër udhëzim për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.
7 ditë nga fillimi i aplikimit, ambasada shkruan në faqen e saj zyrtare në “Facebook” se të interesuarit pas aplikimit duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë që kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur apo jo si fitues.
“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”,– shkruan Ambasada e SHBA-ve.
Risjellim në vëmendje se regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura deri më 10 nëntor 2020.