Teknologji

Apple gjobitet nga Europa për ngadalësim të iPhone-ve të vjetër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 03/12/20 |
mapo.al

Euroconsumers*, grupi që sjell veprimin ligjor kundër Apple, tha në një deklaratë ditën e mërkurë, 2 dhjetor, se proceset gjyqësore mbulojnë deri në 2 milionë pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Portugali.






*Euroconsumers është një organizatë në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, e përbërë nga 5 shoqata kombëtare.


Apple është përballur me reagime publike dhe veprime ligjore në të gjithë botën pasi pranoi në vitin 2017, që azhornimet e softuerëve të dizenjuara për të parandaluar prishjen e baterive në iPhone-t e vjetër, gjithashtu ngadalësojnë pajisjet.







Rastet e Euroconsumers pasqyrojnë një proces gjyqësor kundër Apple në Shtetet e Bashkuara që çoi në një zgjidhje të propozuar prej 500 milionë dollarësh në mars.



Muajin e kaluar, Apple pagoi 113 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim mbi çështjen ligjore nga 34 shtete amerikane,  përfshirë Kaliforninë dhe Arizonën.



“Ne jemi duke u kërkuar të trajtohemi me të njëjtën drejtësi dhe respekt si konsumatorët amerikanë”, tha shefi i politikës dhe zbatimit në Euroconsumers, Els Bruggeman për CNN.

Grupi tha se përpjekjet për të zgjidhur çështjen me Apple jashtë gjykatës ishin të pasuksesshme. Ai po kërkon kompensim prej €60 ($72.30), mesatarisht për secilin konsumator.

NGA EUROCONSUMERS

Nëse proceset gjyqësore kanë sukses, ato mund t’i kushtojnë Apple € 180 milionë  ($217 milionë) në total, bazuar në vlerësimet e Euroconsumers për numrin e pajisjeve të prekura.

“Konsumatorët shqetësohen gjithnjë e më shumë nga produktet që konsumohen shumë shpejt, modelet e iPhone 6 janë një shembull shumë konkret i kësaj,” tha Bruggeman në një deklaratë.”

Pas një proteste nga përdoruesit e pakënaqur të iPhone, Apple kërkoi falje dhe bëri që zëvendësimet e baterive të ishin më të lira, por ajo është akuzuar në proceset gjyqësore të mëparshme dhe në çështje aktuale të ngadalësimit të qëllimshëm të telefonave për të inkurajuar përdoruesit të blejnë të rinj, një praktikë që kompania e mohon.

“Ne s’e kemi bërë dhe nuk do e bënim kurrë. Nuk do shkurtonim me dashje jetën e asnjë produkti”, tha Apple në një deklaratë në përgjigje të padive të reja.”

Këtë javë në gjykatë do të paraqiten rastet në Belgjikë dhe Spanjë. Javët e ardhshme, Euroconsumers do të ndjekë rastet e ndodhura në Itali dhe Portugali.

Autoriteti “antitrust” i Italisë, gjobiti Apple me 10 milionë euro (12 milionë dollarë) në vitin 2018, pasi zbuloi se kishte mashtruar konsumatorët në instalimin e azhornimeve të softuerit në iPhone–t e vjetër, pa i paralajmëruar ata për efektin në performancën e pajisjes.

“Konsumatorët nuk e pranojnë më këtë lloj sjelljeje. Jo vetëm që shkakton zhgënjim dhe dëm financiar, por është një veprim i papërgjegjshëm edhe nga ana mjedisore”, shprehet Bruggeman.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas