Teknologji

Apple jep lajmin e mirë, do ulet çmimi i Iphonëve




               Publikuar në : 16:20 - 04/02/19 |
mapo.al

Shefi i Apple-it, Tim Cook, ka paralajmëruar se mund të ulë çmimet e iPhonëve në disa vende për të zgjeruar shitjet dhe për të ndalur humbjet.


Të ardhurat nga shitja e iPhonëve pësuan rënie në tremujorin e fundit.

Kompania për këtë ka fajësuar ngadalësimin e zhvillimit ekonomik në Kinë.

Megjithatë, sipas shefit të Apple-it, Tim Cook, klientët po hezitojnë të blejnë iPhone për shkak të çmimeve të larta.

Për momentin, në webfaqen zyrtare të Apple-it, një iPhone XS kushton 999 dollarë në SHBA, ndërsa në Britani kushton 999 paund. Në Kinë kushton 989 paund.

Tani Cook ka thënë se gjiganti teknologjik do të ricaktojë çmimin për të mbrojtur klientët, raporton BBC.

Po ashtu, kompania pret që edhe në tremujorin aktual, që mbyllet më 31 mars, të ketë rënie të të ardhurave në krahasim me vitin e shkuar.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas