fbpx

Teknologji

Apple në telashe, mangësi në sistemin operativ IOS






               Publikuar në : 20:22 - 01/10/19 |
mapo.alm

“Një dobësi e re në sistemin operativ iOS të Apple prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod”, thotë Forbes duke cituar studiuesin që e zbuloi.


Për rrjedhojë, hakerat, sipas revistës prestigjoze, po fërkojnë duart nga perspektiva e mundësisë që t’i heqin Apple-it kontrollin mbi pajisjet e veta dhe të ngarkojnë çfarëdolloj software-i që t’i pëlqejnë. Ky lloj hakerimi, i mbiquajtur checkm8 nga një studiues që ka preferuar të mos identifikohet me emrin e vërtetë, por vetëm si axi0mX, përbën “një mundësi shfrytëzimi të përhershëm e të padiktueshëm për qindra miliona pajisje iOS”.



Kjo do të thotë se hakerat mund të marrin kodin e lëshuar nga axi0mX në Github dhe potencialisht të shkarkojnë firmware-in (bërthamën e sistemit operativ) në një iPhone. Kjo nënkupton se do t’i hiqnin Apple kontrollin nga pajisja dhe mund të bënin çfarë të donin me të, ndonëse kjo do të kërkonte dhe disa veprime shtesë.

“Shumica e gjeneratave të iPhone dhe iPad janë të prekshëm: nga iPhone 4S (chip A5) tek iPhone 8 dhe iPhone X (chip A11)”, ka shkruar axi0mX në Twitter.

Por rreziku për përdoruesit është i kufizuar: Studiuesi tha që veprimi mund të “shkaktohet vetëm me USB”, dhe kërkon qasje fizike pasi nuk mund të kryhet në distancë.


Etiketa: , , ,

Pas