Teknologji

Apple pritet të sjellë shërbimin e shfaqjes së filmave, muajin e ardhshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 18/02/19 |
mapo.al

Më në fund, Apple do të zbulojë shërbimin e tyre të transmetimit të videos në një ngjarje muajin e ardhshëm, sipas raportimeve të fundit. Rivali i Netflix, i cili tashmë ka një numër projektesh të profilit të lartë, pritet të jetë në dispozicion nga marsi.


Shërbimi i parapagimit mujor pri tet të ndjekë hapat e Netflix ose Amazon Prime Video dhe të ofrojë një përzierje të filmave të veçantë. Është e paqartë nëse Apple do të ofrojë një model me nivele – me disa veçori si cilësia e imazhit Ultra HD, abonimet mujore më të shtrenjta etj.


Eshtë informuar se Apple ka investuar më shumë se 1 miliardë dollarë për përmbajtjen origjinale, përfshirë një ringjallje të serisë së Steven Spielberg të vitit 1985, Amazing Stories, një seri dramash ende e pa titulluar nga regjisori i La La Land etj.




Etiketa: , , , ,

Pas