Teknologji

Së shpejti Apple Watch do pajiset me kamera






               Publikuar në : 21:00 - 27/06/19 |
mapo.al

Nëse Apple Watch do të ketë ndonjëherë kamera, do t’i vihet në rrip. Kështu së paku tregohet, gjë për të cilën ka aplikuar Apple. Inxhinierët kanë provuar një metodë praktike, që i mundëson kamerës të lëvizë shumë lirshëm dhe të realizojë fotografitë e duhura.


Skicat tregojnë se kamera vendoset në rrip, shumë pranë orës dhe lëvizet në pozicionet e dëshirueshme për të marrë imazhet, pastaj kthehet sërish mbi sipërfaqen e orës.

Të gjitha pamjet që merren, përfundojnë më pas në Apple Watch dhe mund të shpërndahen në pajisje të tjera. Me njërën dorë, do të bëhen fotografitë, teksa ora e zgjuar është e lidhur në dorë, njësoj ndodh edhe me realizimin e selfieve.

Në skica shihet se ka dy kamera, në të dy anët e kësaj pajisje por ende nuk dihet nëse do ta shohim në Apple Watch që lançohet së shpejti me disa opsione.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas