Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë në change.org, duket se ka pasur sukses.
Apple ka vendosur Kosovën në hartat e saj.
Kjo është bërë e ditur në faqen change.org ku edhe është nënshkruar peticioni.
Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.