Aktualitet

Arbana dhe Eduarti me pushime bashkë, ndjekësit i nxjerrin zbuluar






               Publikuar në : 12:04 - 26/06/19 |
mapo.al

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj duket se po kalojnë pushimet bashkë në Itali. Ata kanë postuar fotografi në profilet e tyre në ‘Instagram’ nga krahina e Puglia-s, Alberobello.


Ky vend turistik është lehtësisht i identifikueshëm në sajë të shtëpive karakteristike që i ka në formën e kërpudhave. Dhe ndjekësit nuk kanë ngurruar t’i tregojnë çiftit se tanimë e kanë kuptuar që ndodhen bashkë me pushime. “Alberobello, afër Puglias, kënaquni”-i ka shkruar një ndjekëse Arbana Osmanit.

Ndonëse Arbana dhe Eduarti kanë preferuar të mos flasin për lidhjen e tyre, nuk ka më asnjë dyshim se përkrah njëri-tjetrit po përjetojnë vërtetë ditë të bukura.

Kujtojmë se kjo lidhje e Arbanës vjen pas divorcit me babain e të birit, Ardit Kero.

<
>
Capture-295-640x338 Capture-296-640x391


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas