Pas pushimeve familjare në Turqi, Arbana Osmani i është drejtuar një vendi të largët oriental. Ajo ka vendosur që së bashku me Eduart Grishajn të udhëtojë drejt Marokut.
Teksa ky i fundit ka publikuar në “Instagram” një video ku pikasen rrugët e Marrakeshit, Arbana ka postuar një foto në një nga tregjet lokale ku tregtohen shandanë karakteristikë.
Risjellim në vëmendje se për çiftin këto nuk janë pushimet e para. Pak përpara se Arbana t’i drejtohej familjarisht një resorti luksoz në Turqi, ata eksploruan ishullin grek të Mykonos.