Moderatorja Arbana Osmani është përfshirë sot në një aksident me makinë në zonën e ish-Bllokut .Në fotot e siguruara nga JOQ, Arbana duket se është përplasur me një makinë “Benz”, që drejtohej nga një grua. Në vendngjarje ka qenë edhe një polic, i cili me ç’duket e ka gjobitur moderatoren e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ndonëse nuk ka patur asnjë të lënduar apo dëme materiale, Arbana shihet mjaft e tensionuar.
Por vëmendja është tërhequr edhe nga personi që ndodhej në atë moment pranë Arbanës; regjisori Eduart Grishaj, me të cilin po përflitet prej kohësh se po përjeton një lidhje dashurie.
Krahas komenteve të ngrohta dhe të vazhdueshme nga ana e të dyja palëve nëpër rrjete sociale, prania e tij në situatën e sotme rikonfirmon edhe njëherë historinë e tyre të dashurisë.