Moderatorja Arbana Osmani, e cila para dy ditëve u përfshi në një aksident të vogël automobilistik në zonën e ish-Bllokut, mesa duket ka vendosur të arratiset në fundjavë në Borsh . Ajo ka postuar një foto në “Insta Story” ku shihet e shtrirë në shezlong së bashku me të birin. Ndërkohë, fotografia e siguruar nga “Intv.al” dëshmon se Arbana gjendet edhe në shoqërinë e regjisorit Eduart Grishaj, me të cilin po përflitet prej kohësh se po përjeton një histori dashurie.
Grishaj, i cili u pikas pranë saj përgjatë momenteve të fiksuara pas aksidentit automobilistik, ka marrë së fundmi edhe rolin e fotografit. Sikurse shihet, ai po mundohet t’i fiksojë disa poza moderatores.
Risjellim në vëmendje se Arbana Osmani ka vetëm pak muaj që është ndarë nga bashkëshorti i saj Ardit Kero, me të cilin kishte më shumë se 16 vite lidhje. Dyshja janë prindër të Jonit, i cili me ç’kuptohet jeton me nënën e tij.