Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë nisur së fundmi për pushime drejt Marokut. Teksa shijojnë bukurinë orientale të vendit, nuk ngurrojnë të publikojnë fotografi nëpër rrjete sociale. Mirëpo, vëmendja është tërhequr nga një koment i Grishajt, tejet i ndryshëm nga ato të mëparshmit. “Më e bukura e Marokut”– i ka shkruar poshtë një fotografie Arbanës, ku shihet si gjithmonë e buzëqeshur.
Edhe pse ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht historinë e dashurisë, pa dyshim, po e shijojnë këtë periudhë të jetës së tyre. Risjellim në vëmendje se pushimet në Marok vijnë fill pas atyre që kaluan së bashku në ishullin grek të Mykonos-it.