Aktualitet

“Arbeni do jetojë i lirë në Holandë, por nuk shkel në Shqipëri”, i vëllai tregon ‘prapaskenat’




               Publikuar në : 18:52 - 12/02/19 |
mapo.al

Arben Frroku ka fituar gjyqin ndërkombëtar me drejtësinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi gjykata e Drejtave të Njeriut në Hagë vendosi të mos e ekstradojë në Shqipëri me argumentin se ndaj tij është zhvilluar gjyq me ngjyrime politike.
Kujtojmë se Frroku ishte dënuar me burg përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por u arratis teksa më herët Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm.


I vëllai, Mark Frroku, ish-deputet ka thënë se Haga i dha të drejtë vëllait të tij bazuar në tre komponentë: rreziku për jetën; burgimi i përjetshëm që në disa vende të BE nuk ekziston; vendimi ka ngjyrime politike.

Duke folur për Panoramën, ish-deputeti tha se “Arben Frroku do të jetojë si person i lirë në Holandë, ku do të marrë dhe familjen. Ai nuk lejohet që të hyjë vetëm në Shqipëri. Kjo është politika shqiptare. Dy orë pas ngjarjes, politika ka dalë dhe e ka bërë vrasës vëllain tim. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Po tashmë e ka dhënë përgjigjen Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Hagë”.

Kujtojmë se edhe vetë Mark Frroku u arrestua dhe dënua, ndërsa la qelinë vitin e kaluar. Ai vuajti dënimin për ndërtimin pa leje dhe fshehje pasurie, ndërsa nuk u provua akuza më e fortë ndaj tij ajo e vrasjes së një shqiptari në Belgjikë. Vëllerëzit Frroku njihen si biznesmenë dhe mbështetës të PS në fushatat elektorale.


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas