Aktualitet

Arben Imami, për Mapo: Rama po e përdor situatën, më shumë se çdo autokrat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:20 - 29/04/20 |
mapo.al

Rama po e përdor situatën e pandemisë dhe më shumë se ç’do e përdorte, çdo autokrat tjetër. Por, Shqipëria nuk është demokraci, kush mendon se është demokraci e ka gabim. Këtu nuk funksionon asgjë, nuk funksionon shteti, gjykatat, parlamenti.






Ndryshohen rregullat në mes të lojës sipas oreksit të kryeministrit. Ai i lejon vetes të përhapë panik, të flasë në emër të shëndetësisë dhe të çdo fushe tjetër. Kush e lejon atë të thotë do ketë 18 mijë apo 28 mijë viktima.


E keni parë presidentin Trump? Përgjigjet për koronavirusin ia lë drejtorit të Agjencisë Kombëtarë të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, apo Boris Johnson që del në konferencë me dy punonjës të shëndetësisë, jo ministra, se ministrat janë post politik, por punonjës të shëndetësisë. Ndërsa ky çfarë bën?







Një masë që duhet ta zbatosh në mëngjes, nuk funksionon më në darkë dhe anasjelltas. Ka mendjen si të ndryshojë ligje në parlament, duke futur njerëz në burg për fajin e vetëm se janë prekur nga virusi. Për sa u përket masave, mendoj se ato duhet të ishin marrë më herët, me një plan të mirëpërcaktuar. Sot gjendemi në një situatë ku nuk funksionon asgjë.




Nuk mund të funksionojë një vend po nuk funksionoi ekonomia, dhe ekonomia nuk funksionon duke mbyllur njerëz në shtëpi dhe ulur qepenat e bizneseve. Çfarë do i thuash nesër pasnesër atij tregtarit që me ato të ardhura mban familjen. E dini që kjo situatë rrezikon t’i falimentojë përfundimisht?



E dini që për shkak të këtyre masave absurde nuk funksionon pjesa tjetër e shëndetësisë, dhe këtë e di fare mirë sepse kam njerëz në shtëpi që po e vuajnë. Ndërsa ky e ka mendjen se si të marrë ndonjë brohoritje nëpër vox- pope, nga njerëz që s’mendojnë gjatë”.

*Prononcim për gazetën Mapo, i ish-ministrit të Mbrojtjes dhe bashkëthemeluesit të Kushtetutës, lidhur me situatën e pandemisë, dhe pasojave që po sjell ajo në politikë, demokraci dhe ekonomi.

1


Etiketa: , ,

Pas