Aktualitet

Arben Malaj nga Teatri: Të mblidhet parlamenti, të ndalohet shembja






               Publikuar në : 10:22 - 24/07/19 |
mapo.al

Ish ministri i Financave dhe anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj i është bashkuar protestës së artistëve tek Teatri Kombëtar. Ai u ka bërë thirrje socialistëve që të reagojnë dhe të mos lejojnë shembjen e Teatrit.


“Të dashur protestues dhe policë. Kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës. Ministria e Kulturës të heqë policët nga institucioni. Ministri Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojnë një vendim qarkullues. Të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar.



Nëse Majko e Brace e duan këtë vend, bëhet gati për 20 minuta. Nëse qeveria nuk e bën, vendim qarkullues për mos prekjen e teatrit i takon Kuvendit, Gramoz Rucit të mbledhë deputetët. Ndaloni ndërhyrjen tek Teatri. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë zgjidhjen më të mirë”-është shprehur Arben Malaj përpara mediave.

Risjellim në vëmendje se mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, pas qëndrimeve të tij kritike ndaj qeverisë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas