Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Arben Malaj: Shteti ka rënë, s’ka para për rrogat dhe pensionet

by ro ot
29/10/2019
in Aktualitet, Ekonomi
0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro. Malaj thotë se duhet transparencë, pasi heshtja i bën këto institucione përgjegjëse për situatën.

“Disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që ju kanë mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund të konsiderohet “vjedhje” e parave të tyre deri atëherë kur këto shuma vërtetohet se janë derdhur në sigurimet shoqërore”, shkruan Malaj në Fecbook.



Postimi i plotë:

Shteti (nuk) ka rënë. Në media është deklaruar se, në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arritën në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione. Qartësimi i kësaj situate, transparenca maksimale me punonjësit e sektorit publik që nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i një plani konkret se si dhe deri kur do të shlyhen këto detyrime, qartëson në qoftë se shteti nuk ka rënë.

Kjo është një çështje sociale shumë kritike për të gjithë punjonjësit. Disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që ju kanë mbajtur nga paga e tyre.

Kjo mund të konsiderohet “vjedhje” e parave të tyre deri atëherë kur këto shuma vërtetohet se janë derdhur në sigurimet shoqërore. Njëkohësisht mos-pagesat fshehin defiçitin buxhetor dhe borxhin publik të një vendi, kjo prodhon paqartësi dhe pasiguri për të ardhmen.

Mospagesat cënojnë rëndë kredibilitetin e qeverisjes. Në një vend të qeverisur me përgjegjësi morale dhe ligjore sapo këto shifra të bëheshin publike, qeveria, dhe bashkitë duhet të bënin sqarim publik për saktësinë e shifrave dhe planin konkret të shlyerjes së tyre.

Heshtja i bën përgjegjës edhe ligjorë. Disa hapa të menjëhershëm duhen të ndërmerren pa vonesë:

(1) Interpelancë parlamentare me kryeministrin.

(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.

(3) Identifikimi i drejtuesve të institucioneve që kanë shkelur ligjin duke mos paguar në të njëjtën kohë pagat dhe sigurimet shoqërore dhe penalizimi për shpërdorim detyre;

(4) identifikimi i pergjegjësisë për punonjësit e thesarit që kanë lejuar pagimin e pagave pa paguar në të njëjtën kohë sigurimet shoqërore;

(5) bllokimi i menjëhershëm i çdo shpenzimi operativ dhe i investimeve për zyra, makina, pajisje, shërbime brenda dhe jashtë vendit deri në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura;

(6) Bllokimi i çdo shpenzimi për udhëtim e dieta për aktivitete ndërkombëtare duke e deleguar përfaqësimin në nivel ambasadori.

(7) Detyrimi i institucioneve përgjegjëse që brenda 15 ditëve të paraqesin programin e shkurtimit të shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për sigurimet shoqërore.

(8) Një analizë e thelluar për eleminimin e fryrjes së numrit të punonjësve për motive politike e nepotiste në institucionet që nuk kanë paguar sigurimet shoqerore;

(9) Qartësimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative të ndërprerjes së mospagimit në të njëjtën kohë të pagave dhe sigurimeve shoqërore dhe të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda afateve konkrete.

Pensionistët e sotëm dhe ata të viteve të ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptarë nuk duhen rënduar me kostot e rënda të mospagimit të sigurimeve shoqërore.

Pensionistët penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do të rëndohen nga rritja e taksave për të mbyllur gropën e madhe dhe në rritje të defiçitit të skemave sociale, defiçitit buxhetor dhe rritjen në nivele kritike të borxhit publik zyrtar dhe të fshehur.

(Ky reagim publik nuk shpreh qëndrim të BSH-së)

 

Tags: Arben Malajpensionerrogaska para

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Denoncimi për tenderin e naftës, flet Shehaj: Pse është vjedhje

Denoncimi për tenderin e naftës, flet Shehaj: Pse është vjedhje

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In