fbpx

Kryesore

Arben Malaj: Si mund ta debatosh vendimin e Këshillit të Europës?





               Publikuar në : 22:11 - 26/06/19 |
mapo.al

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, i ftuar në “A2 Business Week” në A2 CNN, tha se: “Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është një nga institucionet që ka autoritet për të vlerësuar zhvillimet demokratike”, dhe i vjen keq që politikanët shqiptarë debatojnë për këtë vendim.


“Më vjen keq për politikanët e vendit tim që debatojnë për vendimin e Këshillit të Evropës. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është një nga institucionet që ka autoritet për të vlerësuar zhvillimet demokratike. Ai ka autoritet të ndikojë edhe te shtetet anëtare të BE-së për shkak të zhvillimeve që ndodhin në një vend në nivelin e demokracisë vendore”, deklaroi Malaj, duke u treguar i ashpër në retorikën e tij në lidhje me situatën ku ndodhet sot vendi ynë.



“Është rasti i parë pas vitit 1991 që jemi në një situatë të tillë. Shqetësimi më i madh është se çfarë do të ndodhë pas 30 qershorit, në 1 korrik e më tej. Këtë situatë krize shpresoj ta kalojmë me sa më pak kosto për taksapaguesit. Është vërtetuar nga studime të shumta se pas një krize, të pasurit dalin më të pasur, ndërsa të varfërit më të varfër”, theksoi Malaj.


“Ç’ kusur kanë shqiptarët që politikanët tanë, pavarësisht se si e justifikojnë krizën politike, t’ua bëjnë më të vështirë jetën e tyre të përditshme?”, theksoi më tej Malaj.

Ndërsa Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, vuri në dukje se ndryshe nga pragzgjedhjet e tjera, këtë vit ka munguar vrulli i punës nga ana e bashkive. Sipas tij, kjo ka ardhur nga mungesa e rivalitetit.

“Zakonisht, në vitet zgjedhore duket sikur rriten shërbimet për qytetarët për të thënë që po punojmë dhe që të marrin votën, por këtë herë nuk ka ndodhur sepse nuk ka rivalitet. Ata që janë në bashki do t’i mbajnë bashkitë dhe nuk kanë pse propozojnë gjë”, u shpreh Haxhimali.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas