Ish zv/Ministri i Brendshëm, Arben Ristani, është shoqëruar nga djali i tij i mitur në Kuvendin e PD-së, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.
Vogëlushi qëndronte i ulur pranë të atit, madje edhe ka votuar ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Ristani u shpreh se kishte ardhur i përforcuar, “me tim bir që më ndjek me flamurët e PD përpara”.
“Kam ardhur i përforcuar në Kuvend, kam e tim bir që më ndjek me flamurët e PD përpara.
Ky kuvend do hapë pranverë dhe për Shqipërinë e për PD sigurisht.
Pavarësisht se duket që objektivat i ka modeste, do bëjmë ndryshimet ne statutin e PD, do zgjedhim këshillin kombëtar por që Kuvendi do konsolidojë rrugën e nisur në 11 dhjetor”, tha ish-deputeti.