Arbenita Ismajli kërcënoi ditën e sotme vajzën e cila i dërgon foto provokuese të dashurit të saj, reperit Fero. Mirëpo, kush është ajo?
“Icon Style” zbulon se është një ish-konkurrente në “Miss Albania 2018” dhe quhet Serena Sula. Ajo ka dërguar për revistën në fjalë një foto të sajën, duke u shprehur se në fakt është më e mirë sesa në foton që Arbenita kishte zgjedhur për t’i publikuar.
Duke mos u zgjatur më tepër në lidhje me atë që ndodhi mes saj dhe ciftit, Serena ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ngacmimet virtuale me Feron.