Aktualitet

Arbër Çekaj drejt Shqipërisë, Gjykata gjermane pranon ekstradimin






               Publikuar në : 16:37 - 23/08/19 |
mapo.al

Njeriu kyç për të zbuluar se kujt i përket sasia prej 613 kg kokainë, do të ekstradohet në Shqipëri. Një gjykatë në Gjermani ka pranuar ekstradimin e Arbër Çekajt. Vendimi është marrë 20 ditë më parë.


Arbër Çekaj ishte pronari i “Arbri-Garden”, kompania që kishte porositur kontenierin me banane, ku ishin të fshehura 613 kg kokainë. 3 javë para se të zbulohej kokaina, Çekaj u largua drejt Gjermanisë.

Gjykata në Gjermani do shqyrtojë edhe kërkesën për azil që Arbër Çekaj ka bërë dhe më pas do të finalizohet ekstradimi në Shqipëri.

Në Shqipëri Arbër Çekaj akuzohet për trafik narkotikësh, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani. Sipas Policisë, Çekaj, i cili kishte porositur kontenierin me 20 tonë banane nga Kolumbia, duket se kishte porositur edhe 613 kg kokainë.

Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.

 


Etiketa: , ,

Pas