Dy të burgosur kanë tentuar të arratisen nga burgu 113 në Tiranë.
Mësohet se Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, kanë qenë dy të burgosurit që kanë tentuar të largohen nga ambientet e burgut.
Sipas raportimeve, ato kanë qenë në zonën a ajrimit kur kanë tentuar të largohen nga burgu.
Nuk dihen ende detaje të imtësishme mbi ngjarjen, ndërsa pritet edhe një reagim nga ana e policisë.
Burime për MAPO theksojnë se dy të burgosurit si Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, kanë tentuar të arratisen nga burgu me litar të improvizuar. Ata janë pikasur nga gardianët dhe tentativa e tyre për t’u arratisur ka dështuar.
Kjo e rëndon edhe më shumë pozitën e dy të dënuarve, pasi do të përballen me një akuzë të re, ajo e tentativës për t’u arratisur e dënueshme dy vite burg.
Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg për 613 kg kokainën që u kap në Portin e Durrësit. Por në qeli ndodhet edhe babai i tij i arrestuar gjithashtu për një kontejner me banane ku u gjetën 49 kg kokainë.
Ditën e djeshme babai i tij u la në burg nga GJKKO, edhe pse SPAK kërkoi masën arrest shtëpie
Një ditë pasi babai i tij u la në burg, Arbër Çekaj tentoi arratisjen.
Ndërkohë i dënuari tjetër Fatmir Pjetri është një person me rrezikshmëri të lartë. Në këto momente është duke u bërë një analizë në mënyrën se si ishte siguruar burgu.
Gjatë verës ku ka mungesa nga stafi sigurisë, apo nga pandemia, ka rrisk të shtuar që të burgosurit të shfrytëzojnë këto momente për të arratisur. Pritet që të ketë dhe policë të akuzuar. Do të bëhet një analizë e qartë për këtë moment, nëse në një nga punonjësit ka pasur bashkëpunim. Dy të burgosurit kanë dalë në ajrim, duhet theksuar se në të njëjtin ajrim ka pasur dhe të dënuar të tjerë që s’kanë tentuar arratisjen.
Do të shihet nëse ka pasur përgjegjësi penale nga ndonjë punonjës i policisë. Do të shihen edhe kamerat e sigurisë. Dy të burgosurit kanë shfrytëzuar mungesën e stafit civil, e kanë kaluar në anën që nuk do të pikaseshin nga policia. Por ato janë pikasur dhe gjetur, si dhe është vendosur në alarm i gjithë burgu.