“Të nderuar familjarë dhe miq të afërt të familjes së Blerim Devollit, familjes time, të Arbërit dhe Vlerës, mirë se keni ardhur”.
“Ju falënderojmë nga zemra gjithsecilin nga ju, që na keni nderuar në këtë gëzim tonin, veçanërisht të afërmit dhe miqtë që kanë ardhur nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Italia, Greqia dhe Rumania”.
“Paçi vetëm gëzime në familjet tuaja!”
“Po ashtu një falënderim për artistët e ftuar që do na shoqërojnë në këtë gëzim, Enxhelën, Valbonën, Genën, Klajdin dhe Brunon, grupin e valleve, të tupaneve… dhe të ftuarin special ikonën e klarinetës “Mjeshtrin e madh”,Hekuran Xhambali”. Besoj se artistët do na gëzojnë sonte duke interpretuar muzikë të larmishme për çdo moshë dhe nga të gjitha trojet e trevat e kombit tonë”.
“Për të mos e zgjatur: “Më lejoni që në emër të dy familjeve dhe të gjitë miqve të ftuar, ti urojmë Arberit dhe Vlerës, jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore. Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi ura lidhëse Shqipëri- Dardani, që ka qenë, është dhe do të jetë NJË!”
“Zoti qoftë dëshmitar dhe e pastë nën mbrojtjen e Tij, kurorëzimin e dashurisë tuaj në martesë. Amin”.